Sot në Maqedoninë e Veriut nga nikoqiri i klubit të Çiklizmit MBK Veles dhe të FÇM është hapur sezona e Çiklizmit në Maqedoninë Veriore.
Çiklisti kosovar Blerton Nuha pas nje konkurence të jashtëzakoshme dhe një shtegu shumë malor me çiklistët e tjerë të Kosovës treguan një garë dhe një luftë të madhe.
Blerton Nuha doli i treti ku gara kishte nivel ndërkombëtar dhe kjo ishte një test shtesë për para përgatitjet për Turin e Shqipëris, ku së shpejti do të zgjidhet Kombëtarja edhe zyrtarisht.
Nesër është gara tjetër në Prizren e sipas kalendarit të FÇK-së ky event mbahetnë nivel ndërkombëtar, ku pjesëmarrës do të jenë ekipet nga Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Bullgaria.
Duke ju falëndëruar për pjesëmarrje, ju njoftojmë se shtegu sipas nikoqirit do të jetë 30 km ku parashikohet teren i vështirë.
Suksese klubeve të Kosovës po ashtu edhe musafirëve, të cilët i falënderojmë për kohën.