HASANI E MANI DOMINOJNË DITËN E DYTË TË KAMPIONATIT NË ÇIKLIZËM

Sot u zhvillua gara e dytë në kuadër të kampionatit të Kosovës, në diciplinën ,, Garë Individuale’’ për kategoritë U23 dhe Elitë.
Gara u zhvillua në relacionin Pejë- Kijevë- Malishev- Duhël-Suharekë – Mamushë –Piranë- Gjakovë Klinë Gremnik 145 km ( për shkaqe teknike gara është shkurtuar për 25 km)

Rezulltatet;

U23:

1. Samir Hasani KÇ ,, Trepça ‘’ Koha – 4.02.05
2. Gentrit Hajdari KÇ ,, Trepça ‘’ Koha – 4.03.30
3. Përparim Ibrahimi KÇ ,,AS Prishtina ,, Koha – 4.32. 10

ELITA:

1. Rrahim Mani KÇ ,,AS Prishtina ,, Koha – 4.06.45
2. Egzon Misini KÇ ,,Kastrioti’’ Ferizaj Koha – 4.11.40
3. Ferki Haxhiu KÇ ,,AS Prishtina ,, Koha – 4.32.35

 

Gara e ditës së sotme u cilësua si shumë e vështirë përshkak të gjatësis së shtegut, ku lufta kryesore u zhvillua në mesë garusve të kategoris Elitë, Egzon Misinit (KÇ ,,Kastrioti’’) dhe Rrahim Manit KÇ ,,AS Prishtina ,, dhe U23 Samir Hasanit, Gentrit Hajdarit ( KÇ ,, Trepça ‘’ ) dhe në anën tjetër Përparim Ibrahimi (KÇ ,,AS Prishtina ,,).

Pas kilometrit të 25 bëhet shkëputja e garuesëve të lartëpërmendur ku së bashku vazhduan deri në kilometrin e 40 ku çiklisti Egzon Misini shkëputet nga grupi duke udhëhequr i vetëm deri në kilometrin e 125 ku edhe kapet nga çiklistët Samir Hasani, Gentrit Hajdari dhe Rrahim Mani.

Shpejtësia mesatare e garës 35 km/h
Nesër zhvillohet dita e tretë e garës ku Juniorët dhe kadetët do ti sprovojnë forcat e tyre në shtegun e njejtë; Pejë- Kijevë- Malishev- Duhël-Suharekë – Mamushë –Piranë- Gjakovë Klinë Gremnik 145 km.