Trepça dhe FÇK organizuan garen e gjashtë në çiklizëm

Në kuadër të kalendarit të garave të paraparë për edicionin garues 2018, Klubi I Çiklizmit ,,Trepça’’ në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizojë garën e 6 me radhë çiklistike për kategoritë. Kadet, Junior, U23 dhe Elitë.
Shtegu i garës ishte i gjatë 115 km duke përshkruar terenin me malore shumë të forta ku ngjitja në disa pjesë të shtegut arrinte 15 %.
Përpos kësajë vështirësie garuesit u ballafaquan edhe me temperature të larta gje që kjo bëri që shumë garues u sfiduan deri në finish të garës duke krijuar disa grupe çiklsitësh të cilët synonin të arrijnë në finish.
Itinerari i garës ishte; Mitrovic- Vushtri – Lluzhanë – Gllamnik – Podujevë – Bajqinë – Vushtri –Mitrovicë në total 115 km.
Vlenë të përmedet se edhe përpos terrenit malor dhe temperaturave të larta u arritë mesatarja prej 33 km/h.
Kjo gare ishte edhe parapërgatitje për kampionatin Ballkanik për Junior i cili do të mbahet me 1-2 Shtator në Maqedoni.

Rezulltatet sipas kategorive janë si vijon më poshtë:

Samir Hasani U23 vendi i parë koha 3.28.30 sekonda Trepça

Kategorija Elite ose senijor

Dragan Nikolqeviç  3.51.40 sekonda klubi shterpc
Egzon Misini  3.51.41 sekonda klubi Kastrioti i ferizajit
Migjen Beqiri  4.00.20 sekonda klubi Prishtina

Kadet:

Danijel  Gjurinac  48 minuta shtegu 27km klubi shterpca

Junior:

Blerton Nuha  3.39.24 sekonda klubi Kastrioti i ferizajit
Zani Sylhasi  3.50.31 sekonda klubi Gjakova 137
Adnan Haradini  4.12 59 sekonda klubi Trepça