Qendrim Guri, çiklisti më i dalluar 2015

Organizuar nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, në Hotelin “Sirius”  në Prishtinë është mbajtur Manifestimi për shpalljen e më të dalluarëve për vitin 2015. Çiklisti më i dalluar u shpall Qëndrim Guri, anëtar i klubit Kastrioti. Klubi më i suksesshëm u cilësua AS Prishtina. Kupën çiklistit më të dalluar, Qëndrim Gurit ia dorëzuan, Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.Për juniorë,  më i dalluari ishte çiklisti nga Prizreni, Luan Haliti. Të pranishmit i përshëndetën Besim Hasani, kryetar i KOK-ut dhe Ibër Alaj, drejtor i DSK-së.

Avni Nuha, kryetar i federatës së Çikll;izmit të Kosovës, me rastin e shpalljes së Laureatëve të vitit 2015, tha se gjysma e dhjetorit na takon, për të shpërblyer mundin e atyre që gjatë 12 muajve të shkuar, u dalluan me punën, disiplinën dhe arritjet.
 
Ishte një vit sa i vështirë, aq edhe me shumë gjëra të bukura për ciklizmin kosovar. Nuk ka sesi të mos të themi se 2015, ishte vit historik dhe vit që ciklizmit të Kosovës ia hapir dyert në arenën ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, e vecanërisht në lojërat evropiane në Baku, do të mbesin në kujtimet tona përgjithmonë, e këtyre kujtimeve do t’I shtohet edhe prezenca e ciklistëve tanë në kampionatin ballkanik në Greqi, pastaj edhe në festivalin e të rinjëve në Tbilisi të Gjeorgjisë.Viti 2015, filloi shumë mirë për federatën tonë.
Pas shumë përpjekjesh erdhi lajmi për pranimin e Federatës së Ciklizmit në Federatën Botërore – UCI.Vendimi i janarit, u pasua me atë 25 shtatorit në Richmond të Shteteve të Bashkuara, kun ë kongresin e UCI-t, në u bëmë anëtar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëetare të Çiklizmit.
Mbetemi me shpresë se arritjet e 2015-tës, do të jenë motiv për të vazhduar akoma me ritëm më të madh, t’i përkushtohemi akoma më shumë punës dhe të synojmë të jemi konkurentë edhe në garat ndërkombëtare, e të mos kënaqemi vetëm me pjesëmarrje.
 
Duke ju dëshiruar cdo të mirë në jetë dhe shumë sukses gjithë ciklistëve, du ata mbyll këtë fjalë përshëndetëse me urimin që viti 2016, të sjellë rezultate shumëfish më të mëdha dhe mirëqenie më të madhe për secilin prej jush, përfundoi Avni Nuha.
Pas rrubullaksimit të rezultateve të arritura gjatë vitit, komisioni për shpalljen e më të dalluarëve ka dhënë këto vlerësime.
 

Federata e Çiklizmit e Kosovës-LAUREATET 2015

         

Rezultatet individuale, seniorët

 

1-QENDRIM GURI-KASTRIOTI

2-RRAHIM MANI-AS PRISHTINA

3-ALBAN DELIJA-GJAKOVA 137

 

Rezultatet ekipore-SENIOR

 

1-AS PRISHTINA     

2-GJAKOVA 137

3-KASTRIOTI

    

Rezultatet individuale, juniorët:

 

1-LUAN HALITI- PRIZERENI

2-BLERTON NUHA-KASTRIOTI

3-ENIS CAKOLLI-PRISHTINA

 

Rezultatet ekipore -juniorët

 

1-PRIZERENI

2-PRISHTINA

3-LEPENCI-Shterpcë

 

Sportist i vitit-QENDRIM GURI-KASTRIOTI FERIZAJ

Sportist i diasporës-ALBAN NUHA-KASTRIOTI

Trajner i vitit-RAFET AZEMI- AS PRISHTINA

Refer i vitit- RAFET GASHI-GJAKOVA 137

Punëtori sportive-Gani NUHAJ- KASTRIOTI

Pedagogu sportiv- REXHEP BALIU- PRISHTINA

Personalitet i vitit-BEDRI HAMZA- TREPÇA

 

Kontributin per ndërkombetarizim- NJAZI BERISHA, GJAKOVA Mirënjohje,SELEKTORIT KOMBETARES PER MASOVIZIMIN E ÇIKLIZMIT SI SELEKTOR  Flurim Shala

Rezultatet individuale MASTERS

 

1-SABRI HYSENI-TREPÇA

2-REXHEP BALIU-PRISHTINA

3-SADEDIN KERVESHI- PRISHTINA

 

Janë ndarë edhe mirënjohje për institucionet dhe individët e shumtë të

cilët kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin  dhe ndërkombëtarizimin e çiklizmit, ku në këtë drejtim janë nderuar edhe mediet e shkruara dhe ato elektronike.

 

G.Kosumi

 

 

         

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *