Alban Nuha-fitues i përgjithshëm garës “Rrethi i Çiklistik i Kosovës 2015”

Katër ditë garash të zhvilluara në Kosovë, nga 27-30 gusht, organizuar nga Federata e Çiklizmit e Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe e sportit të Kosovës, ka përfunduar Gara ndërkombëtare  “Rrethi i 15-të çiklistik i Kosovës 2015”. Në këtë garë kanë  marrë pjesë  24 çikilstë nga shtetet e ndryshme mee ekipet,Malta, Apollonia-Fier-Shqipëri,Velo M-Kumanovë, Mali i Zi dhe mikpritësi Kosova.

Etapa e 4-të të fundit ishte në relacionin, Prizren, Prevallë, Ferizaj, Gjilan-Badovc/Prishtinë/ në gjatësi 127 kilometra. Në këtë etapë i pari doli përfaqësuesi i Kosovës, Ylber Syla  me kohë, 3:23,37. Pas tij u rendit, Alban Nuha, Kosovë,  3:13,41, kurse i treti ështën Petrovski i ekipit Velo M të Kumanovës, Stefan Petrovski, me kohë 3:31,41.

Shpejtësia mesatare e epatës së 4-të ishte 37,8 kilometra në orë.

Në plasmanin e përgjithshëm pas katër etapave, vendi i parë dhe çiklisti më i suksesshëm me fanelë të verdhë është çiklisti nga Kosova, Alban Nuha me kohë, 13:23, 39, Ylber Sefës/Kosovë/ me 13:24,02 dhe Besmir Banushit të Apollonisë së Fierit me kohë 13:31,27.

Etapa e 4 -të/e fundit/

 

  1. Ylber Sefa/Kosovë/ 3:23,37
  2. Albam Nuha/Kosovë/3:23, 41
  3. Stefan Petrovski/Velo M/ 3:23.01
  4. QendrimGuri/Kosovë/ 3:31.05
  5. Demir Mulliq/M.Zi/3:31.05
  6. Besmir Banushi/Apolloni/3:31.03
  7. Mardino Hoxha/Apolloni/ 3:35.13
  8. Kristian Formoza/Malta/ 3:37.19
  9. Denis Kolevski/Velo M/3:37.19
  10. Mila Gojak/Velo M/ 3:40.36 etj.

  Plasmani i përgjithshëm individual:

       1.Alban Nuha/Kosovë/ 13:23,39

       2.Ylber Sefa/Kosovë/ 13:24,02

       3.Besmir Banushi/Apolloni/13:31,27

       4.Demir Mulliq/M.Zi/ 13:35,08

       5.Marolino Hoxha/Apolloni/13:41,14 etj.

Plasmani i pëgjithëm ekipor:

  1. Kosova 40:31,22  orë
  2. Apollonia 40:48,07
  3. Malta 41:42,51 etj.

 

Në fund do theksuar se anëtarët e Federatës së Çiklizmit të Kosovës ishin të mobilizuar dhe kanë kontribuar që kjo garë të zhvillohet si është më së miri, por për mirëvajtjen e garës një kontribut të veçantë e kanë dhënë Policia e Kosovës që meriton fjalë miradie për sigurimin e kësja gare, por edhe Sherbimi i Emergjencës i cili ishte në përcjellje të garës dhe në çdo kohë ishte i gatshëm për të dhënë ndihmën e kërkuar nga garuesit.

Gani KOSUMI

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *