Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2017
  • March
  • 18
  • PO VAZHDON KURSI PËR ADMINISTRATORË SPORTIV
  • Uncategorized

PO VAZHDON KURSI PËR ADMINISTRATORË SPORTIV

admin 9 years ago 0 comments
DSC_0061

Në ditën e dytë të punimeve të kursit për administrator sportivë, theksi I veçantë I është dhënë planit strategjik të Federatës së Ciklizmit  të Kosovës

Duke folur për prezantimin dhe rëndësinë e të pasurit e një plani të tillë, fillimisht të pranishmëve u është drejtuar presidenti I KOK-ut Besim Hasani, I cili duke provokuar edhe bashkëbisedimin më 22 pjesëmarrësit e këtij kursi, nxorri konkluza, të cilat do t’I shërbejnë FCK-së në procesin e ardhshëm 4 vjeçar të zhvillimit.

Gjatë punimeve 8 orëshe në ditën e sotme, poashtu është planifikuar që të flitet për diagnozën dhe mjedisin ku ushtron aktivitetin e vet Federata e Ciklizmit  e Kosovës.

Duke bërë përpjekje për krijimin e një strategjie serioze të punës së FCK, në këtë kurs është bërë e ditur që për përpilimin e saj, si bazë do të shërbejë procesi për krijimin e strategjisë së KOK-ut, vite më parë.

Hapësirë për të biseduar dhe dhënë komentet e sygjerimet e tyre, do të kenë edhe të pranishmit që do të flasin për vlerat, vizionin, misionin dhe objektivat strategjike për Federatën e Ciklizmit  të Kosovës. Punimet e Kursit bazik për administratorë sportive të Federatës së Ciklizmit të Kosovës, do të vazhdojë edhe të dielën në Hotel Sirius, nga ora 09:00 deri në 19:00, kur do të bëhet edhe kontrolli dhe vlerësimi i planit strategjik.

 

Post navigation

Previous: Kursi për administratorët e sportit të Federatës së Ciklizmit të Kosovës,organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik.
Next: KURSI PËR ADMINISTRATORË HYN NË DITËN PËRMBYLLËSE

Related Stories

648988cc-2b8f-4ead-9cb0-33ad4448867f
  • Uncategorized

Takim i rëndësishëm në Athinë me z. Vladimiros Petsas

admin 3 weeks ago 0
47d9bd93-cd4c-4320-be8b-4ad8c16de06c
  • Uncategorized

Klubi “Prishtina 038” organizon me sukses edicionin e parë të “Kupës Prishtina 2025”

admin 1 month ago 0
BM4I3540
  • Uncategorized

Kurs për administratorë sportivë nga KOK-u

admin 2 months ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.