U mbajtë Turi i parë çiklistik i rrethit të Shqipërisë

Më datën 20 – 25 Maj, 2017 u mbajtë Turi i parë çiklistik i rrethit të Shqipërisë, e organizuar nga Federata e Çiklizmit të Shqipërisë. Për këtë garë bashkë-pjesëmarrës ishin edhe Federata të shumë shteteve të Europes. Vlenë të theksohet se Federata e Çiklizmit të Kosovës morri pjesë me 5 (pesë) çiklist të përzgjedhur për këtë garë.
Kjo garë u veçua si mjaftë e fortë, ku çiklistët Kosovar treguan suksesin e tyre të përgatitur gjer më tani. Këto pikë ishin të rëndësishme për kampionatin Europian dhe botëror.
Federata e Çiklizmit të Kosovës uron stafin dhe sportistët e saj, duke besuar për arritje të tjera ndërkombëtare.
Gara e rrethit të Shqipërisë u mbështet nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit.