NESËR FILLON TOUR DE KOSOVA

Të enjten do të nisë edicioni I ri I garës më të madhe të çiklizmit në vendin tonë, Tour de Kosova.

Për herë të parë sivjet është paralajmëruar edhe prania e çiklistëve nga Holanda, derisa poashtu pjesë e këtij aktiviteti do të jenë edhe ekipet nga Maqedonia, Mali I Zi, Shqipëria dhe Novi Pazari.

Konkurente mjaft e fortë do të jetë edhe Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm, e cila synon rënditjen e më të mirit në këtë edicion.
Tour de Kosova fillon të enjtën me etapën e parë, e gjatë 115km, me nisje nga ora 10:00 nga Prishtina, për të kaluar nëpër Novobërdë, Kamenicë dhe me përfundim në Ferizaj.

Federata e Çiklizmit e Kosovës, u bën apel të gjithë vozitësve dhe atyre që e frekuentojnë këtë segment, që në paradite e deri rreth orës 14:00, t’i shmangen qarkullimit në këtë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.