Sot u mbajt etapa e dyte

Sot u mbajt etapa e dyte me gjatësi të shtegut 140 kilometra e cila ishte shumë e mundimshme. Në kilometrin e pare iku ciklisti i mirënjohur dhe kampioni i shume tureve ndërkombëtare Esad Hasanoviq, i cili e ka madheshtu këtë ngjarje të rëndësishme. Hasanoviq mbi 95 kilometra ka qene i ndare prej grupit ku ka treguar një përgatitje të jashtëzakonshme. Ne emër të FCK-se falenderojme policine e Kosovës, njësitin e motociklistave si dhe ambulanten e FSK-se për një mbështetje të jashtezakonshme të këtij eventi ndërkombëtar. Fituesi i etapes se dyte sot, ishte ciklisti bullgar nga kluvi ‘Hemis 1896’, Stanimir Colakov, që është edhe lider i turit dhe ka fanellen e verdhe. I dyti është legjenda e ciklizmit mbarë shqiptar Besmir Banushi i klubit Apollonia nga Fieri, i treti u rendit ciklisti holandez Baet Dielissen i klubit Gloval Cycling. Neser fillon etapa e trete ne ora 10 para hotelit Pashtrik në Gjakove.