Çiklistët Nuha dhe Sylhasi përfaqësojnë çiklizmin Kosovar në kampionatin Botëror 2018 në Austri

Duke filluar nga data 22.09.2018 dy çiklistë anëtarë të Kombëtares së Kosovës në kategorin Juniorë , Blerton Nuha nga klubi i çiklizmit Kastrioti Ferizaj dhe Zani Sylhasi nga klubi i çiklizmit Gjakova 137 janë të përzgjedhur nga selektori i Kombëtares së Kosovës Flurim Shala për të përfaqësuar çiklizmin Kosovar në Kampionatin Botëror – 2018 i cili mbahet në qytetin Innsbruck të Austrise.
Kryesia e Federatës ju dëshiron sukses çiklistëve dhe Kombëtares në këtë evinement sportiv të rangut më të larte Botërore në çiklizem.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.