PËRMBYLLET KAMPIONATI I KOSOVËS 2019

Të dielen u përmbyllë Kampionati 3 ditorë i Kosovës për vitin 2019 i cili u organizua nga Klubi i Çiklizmit Gjakova 137 në bashkëpunim me Federaten e Çiklizmit te Kosoves. Siç ishte paraparë në garë morën pjesë 7 klube të licencuara në Federatë me çiklistë të të gjitha kategorive. Dita e parë e garës u zhvillua Kronometer Individual në shtegun Gjakovë – Rakovinë në gjatësi prej 30km për U23 dhe Elitë dhe 16km për Juniorë dhe Kadetë.

Në këtë diciplinë u arritën këto rezulltate:

Kadetët:
1. Granit Krasniqi – KÇ – ,,AS Prishtina’’ Koha 31 min 13 sec.
2. Ivo Domgjoni – KÇ ,, Prizreni’’ Koha 36 min 19 sec.
3. Adni Lama – KÇ ,,Gjakova 137’’ Koha 41 min 12 sec.

Junirët:
1. Qendrim Burniku – KÇ – Kastrioti – Koha 32 min 48 sec.
2. Ilir Muja KÇ Prizreni – Koha 33 min 15 sec
3. Petkovic Ognjen KÇ – Lepenci Shtrpce – Koha 38 min00 sec

U23:
1. Zani Sylhasi – KÇ Gjakova 137 – Koha 44 min.25 sec
2. Samir Hasani – KÇ Trepça – Koha 46 min.02 sec.
3. Shpritim Berisha – KÇ AS Prishtina – Koha 56 min.19 sec.

Elita:
1. Sahit Arllati – KÇ Gjakova 137 – Koha 46 min 18 sec
2. Blerton Nuha – KÇ – Kastrioti – Koha 47 min 23 sec.
3. Nikolcevic Dragan – KÇ – Lepenci Shtrpce – Koha 48 min 37 sec

Në diten e dytë u organizua gara në diciplinën çiklizem rrugorë për Juniorë 60km dhe Kadetë 30km deri tek fshati Gremnik komuna e Klinës dhe anasjelltas për Junior ndërsa për kadete, gara kishte gjatësi prej 30 km.

Kadetët:
1. Ilirian Emërllahu KÇ – Kastrioti’’ Koha 1 orë 01 min 45 sec
2. Granit Krasniqi – KÇ – ,,AS Prishtina’’ Koha 1 orë 01 min 46 sec
3. Ivo Domgjoni – KÇ ,, Prizreni’’ Koha 1 orë 01 min 47 sec

Juniorët
1. Domenik Domgjoni – KÇ Prizreni Koha 1 ore 43 min 50 sec
2. Ilir Muja – KÇ Prizreni Koha 1 ore 43 min 50 sec
3. Qendrim Burniku – KÇ Kastrioti – Koha 1 ore 45 min 15 sec

Dita e tretë dhe e fundit ishte garë shumë e vështirë për çiklistët U23 dhe Elitë ku shtegu ishte kryesishtë Malorë duke filluar nga Gjakova – Malishevë – Dollc – Gllogjan- Bec-Novosellë Junik dhe me përfundim në bjeshkët e Kosharës me gjatësi prej 125km dhe u arritën këto rezulltate.

U23
1. Samir Hasani KÇ Trepça Koha 3 ore 56 min 23 sec
2. Zani Sylhasi KÇ Gjakova 137 – Koha 4 ore 01 min 57 sec
3. Shpirtim Berisha KÇ AS Prishtina – Koha 4 ore 30 min 55 sec

Elitë
1. Blerton Nuha KÇ Kastrioti Koha 4 ore 03 min 55 sec
2. Dragan Nikolcevic KÇ – Lepenci Shtrpce Koha 4 ore 05 min 22 sec
3. Rrahim Mani KÇ – AS Prishtina Lepenci Koha 4 ore 09 min 09 sec

Me këtë raste Kryesia e Federatës dëshiron të falenderon nikoqirin e garës klubin Gjakova 137 për angazhimin në organizimin e garës , Policin e Kosovës si dhe stafin mjekesor të QKMF në Gjakovë që me prezencen e tyre mundësuan organizimin e garës.
Që nga sot kombëtarja ka filluar përgatitjet në Korqë / Shiperi për përfaqësimin në rrethin ndërkombëtar çiklistik të Kosovës ,,TOUR OF KOSOVO’’ që do te mbahet nga data 26-28 Korrik 2019.