SHPRESË PËR ÇASJE MË NDRYSHE NDAJ ÇIKLIZMIT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se si do të duken shtigjet e reja të biçikleta që do të fillojnë në lagjen Dardania e do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera.

Ahmeti publikoi një fotografi, duke theksuar se do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete, transmeton Indeksonline.

Federata e Çiklizmit e Kksovës e mirëpret dhe përshendet çdo iniciative që i kontribon promovimit të biçikletës si mjet transporti dhe çiklizmit si rekreacion dhe sport.

Shembulli i kryeqytetit uroj të vazhdohet nga Dardania edhe në lagjet tjera.

Kuktura e përdorimit të biçikletës po rritet dita-ditës, e bashkë me të edhe nevoja për investime sa më të mëdha të kësaj natyre.

Bordi i FÇK e falënderon Komuna e Prishtinës dhe kryetarin Shpend Ahmeti.

Kështu Prishtina do ketë më shumë vlerë 🚴

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *