FUNDJAVA ME ÇIKLIZËM NË FERIZAJ

Të shtunën dhe të dielën (5-6 Shtator 2020) do të mbahet gara e shumëpritur e Kampionatit të Kosovës në çiklizëm.

Çiklistët më të mirë të klubeve për dy ditë do të sjellin në qytetin e Ferizajt adrenalinën e munguar tash e sa kohë të këtyre aktiviteteve, shkaku i pandemisë.

Pas insistimit të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, më në fund është arritur marrëveshja që Kampionati i Kosovës të zhvillohet.

Të shtunën, më 5 shtator 2020, nga ora 11:00 do të mbahet gara e kronometrit, në relacionin Ferizaj – Babush i Muhaxherve – Ferizaj.

Të dielën, më 6 shtator 2020, ora 11:00 mbahet etapa e gjatë 125 km dhe zhvillohet në autostradë, në relacionin Ferizaj-Doganaj-Mazgit-Hani i Elezit.

Federata e Çiklizmit e Kosovës, lut të gjithë qytetarët që në këto intervale të evitojnë qarkullimin nëpër rrugët e lartëcekura, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe bashkëpunimin për një organizim sa më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *