FÇK MBAJTI MBLEDHJEN E PARË NË MANDATIN E RI

Bordi i Federatës së Çiklizmit të Kosovës (FÇK), ka mbajtur të shtunën mbledhjen e parë, në mandatin e ri.

Në këtë takim u diskutua për shumë çështje e procese me rëndësi që e presin çiklizmin në vitin olimpik, si dhe për organizimin e aktiviteteve të shumta, përfshirë garat zyrtare.

Presidenti i rizgjedhur Avni Nuha, kërkoi nga të gjithë përkushtim e energji maksimale, për të tejkaluar fillimisht sfidat që sjell pandemia, e pastaj edhe ato teknike e financiare në organizimin e ngjarjeve të rëndësishme nga FÇK.