Gara çiklistike memoriali “Shaban Shala”

Në kuadër të kalendarit të garave, Federata a Çiklzimit e Kosovës në bashkëpunim me klubin “Çiklistik Prizreni” organizojë garën çiklisitike ,, Memoriali – Shaban Shala’’ ish- çiklist nga klubi çiklistik Prizreni dhe anëtar i Kombëtarës së Kosovës  nga vitet 1974 1995. Gara ishte finacuar nga familjarët e të ndjerit .

Para nisjes së garës Federata ndau biçikleta të reja për  anëtarët e Kombëtarës së Kosovës  të cilët do të përfaqsojnë Kosovën në gara ndërkombëtare.
Bicikletat janë  donacion  nga Ministria për Kultur Rini dhe Sport të Kosovës.

Gara fillojë nga sheshi  Shadërvan  në Prizren duke vazhduar në drejtim të Xërxë – Bistarzhin – Gjonaj –Tupec – Vllashnje –Zhur deri në Kufi me Shqipërin ku edhe përfundoj gara në gatësi prej 87 km.

Gara u përshkrua me tentime herpasherëshme për shkëputje nga çiklistët ku fillmisht  grupi prej 4 çiklistësh u shkëput nga grypi i dytë i cili pas 50 km ja arrin të bashkohet me grupin e parë deri në 10km e fundit ku pastajë ndodhë një shkëputje e çiklsitit të kategoris Elitë Albion Ymeri i cili hyri i pari në finish  i ndjekur nga Egzon Misini dhe Blerton Nuha nga KÇ Kastrioti- Ferizaj.

Disa minuta më pasë në finish arrinë edhe grupi i dytë i përbërë nga 4 çiklistësh ku nga ky grupë  në sprint fitues doli Sahit Arllati nga KÇ ,, Gjakova 137’.  
Garë e fortë u zhvillua edhe në kategorit tjera, kadetët, Femrat  ku gjatësia e shtegut ishte 25km.

Gara ishte shumë mirë e organizuar nga nikoqiri i garës dhe Policia e Kosovës ishte shumë profesionale në sigurimin e shtegut.

Rezultatet e garës sipas kategorive  janë si vijonë më poshtë.

Kadetë:

Vendi parë:    Gentrit  Sahiti          KÇ ,, Kastrioti’’      –  Koha       00,41,41

Vendi dytë:    Blodi  Morina           KÇ ,, Gjakova 137  –  Koha      00,45,35

Vendi tretë:   Pashtrik  Krasniqi    KÇ ,, Vjosa ’’            –  Koha      00,49,07

Juniorë:

Vendi  parë:    Ivo Domgjoni   KÇ ,,Prizreni ’’      –  Koha       02,30,25

Vendi  dytë:    Blendi Smajli     KÇ ,, Vjosa’’         –  Koha       02,40,12

Vendi  tretë:   Sadri Matoshi  KÇ ,, Dardan’’      –  Koha       00,50,00

U23; 

Vendi parë:    Blerton Nuha           KÇ,, Kastrioti’’               –  Koha       02,12,37

Vendi dytë:    Samir Hasani            KÇ ,, Trepça                   –  Koha      02,18, 22

Vendi tretë:    Jetmir Hakiu           KÇ ,, Prizreni  ’’               –  Koha       02,19,44

Elitë:

Vendi parë:   Albion Ymeri    KÇ ,, Prishtina ’’           –  Koha       02,08,51

Vendi dytë:    Egzon Misini   KÇ ,, Kastrioti’               –  Koha      02,11,43

Vendi tretë:   Sahit  Arllati   KÇ ,, Gjakova 137  ’      –  Koha       02,14,35

Femrat:

Vendi parë:    Sibora Kadriu           KÇ ,, Prishtina ’’       –  Koha       00,49,30

Vendi dytë:    Rita Zeçiri                  KÇ ,, Prishtina ’’       –  Koha       00,49,35

Vendi tretë:   Dafina Zylfiu             KÇ ,,  Dardana’’         –  Koha       00,52,54

Gara e radhës do të organizohet te dilen me datë 02.05.2021 dhe nikoqirë do të jetë Klubi i çiklizmit Kastrioti – Ferizaj  ku pjesëmarrësit  gjatë javës  do të informohen rrethë itinerarit të garës përmes rrjeteve sociale dhe web- faqes së Federatës.