FÇK DHE KOK AFËR POLICIT TË LËNDUAR NË TOUR OF KOSOVA

Gara e etapës së parë në Tour of Kosova, solli një aksident të rëndë të një prej pjesëtarëve të Njësitit të Motoçiklistëve në Policinë e Kosovës.

Polici D.B. si pasojë e reshjeve të mëdha dhe kushteve të vështira klimatike, që e përcollën ditën e parë të garës, ka rrëshqitir, duke pësuar lëndime trupore.

FÇK së bashku me Njësinë e Mjeksisë Emergjente dhe gjitha institucionet tjera të përfshira në organizim, ka reaguar menjëherë për të siguruar jetën dhe shëndetin e motoçiklistit të lënduar.

Autoambulanca e FSK-së e ka ofruar ndihmën e shpejtë për policin e lënduar, duke dëshmuar profesionalizëm të lartë, për çka u jemi mirënjohës.

Në këto momente, presidenti i FÇK-së Avni Nuha, i shoqëruar edhe nga presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi, po qëndrojnë afër policit D.B. për të vëzhguar nga afër gjendjen e tij.

FÇK dhe KOK, e falënderojnë Policinë e Kosovës, FSK-në, Qendrën e Mjeksisë Emergjente dhe gjitha instancat tjera, që kanë dhënë dhe po japin më të mirën për organizimin e garave sportive në vendin tonë.

Poashtu njëzëri FÇK dhe KOK, i dëshirojnë shërim të shpejtë policit D.B. dhe e sigurojnë që në secilin proces, do t’i qëndrojnë afër, deri në rikthimin e tij në gjendjen stabile dhe i gatshëm për t’iu kthyer profesionit.