DOWNHILL RACE GJERAVICA

Gara e çiklizmit në disiplinen DOWNHILL, është zhvilluar me datën 2 dhe 3 tetor në Junik saktësisht në Bjeshkët e Nemuna, në një teren atraktiv dhe të përshtatshëm për zhvillimin e kësaj gare, meqë kjo garë kërkon terene specifike malore, terene të cilat lehtë mund të gjenden në bjeshket e Junikut, përreth Gjeravices.

Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente serioze, dhe ecuria e garës ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar.
Në këtë garë morën pjesë mbi 30 garues profesionist nga Kosova dhe Shqiperia.
Një falenderim i veçantë shkon për Shoqatën e bjeshkatarëve Rrasa e Zogut dhe Federatën e Skijimit, të cilët punuan pa ndërprer dhe nuk kursyen asgjë që kjo garë të merrte epitetin e merituar.

Rezultatet e garuesve më të mirë:

Kategoria për ferma:
Elena Adili – vendi 1 me kohën 08:50:50

Kategoria Master:
Klodian Hjadari vendi 3 me kohën 04:11:07
Bledar Dinaj vendi 2 me kohën 03:52:32
Halil Berisha vendi 1 me kohën 03:43:38

Kategoria Elite:
Benet Bogolevci vendi 3 me kohën 03:53:48
Besim Tershani vendi 2 me kohën 03:44:93
Miridon Vllasaliu vendi 1 me kohën 03:31:61

Kategoria Best Time:
Besim Tershani vendi 3 me kohën 03:44:93
Halil Berisha vendi 2 me kohën 03:43:38
Miridon Vllasaliu vendi 1 me kohën 03:31:61

Gjithashtu i falenderojmë ata pa t’cilët kjo garë nuk do të mund të realizohej: Komuna e Junikut, RedBull Kosova, N.T.P Tranzit, Fabrika e ujit mineral dhe natyral JUNIKU, ODA E Junikut, Lulzim Gacaferi, VB Tofaj, Gacaferi RG, Trofta e Junikut,Tenda Lindi, Ardi J, K3 Mobileshop, BH Invest Building, N.N.T Alfa Project, ZEM ZEM, Mobileria Çoki, Bar Friends, Motel Gjeravica, Qebaptore Besi.

Falenderojmë ekipet pjesmarrëse: PRA TEAM, TAD TEAM, 04 RIDERS, MTB THERANDA, MTB PRISHTINA, MTB GJAKOVA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *