Çiklizmi si çdo sport tjetër ka pasur peripecitë e veta në vitin 2021, megjithatë ia dolën mirë.
Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, tha se barrierë e madhe ka qenë dhe është përballja me pandeminë.
Ai shpreson se ky vit do të jetë më i suksesshëm se ai paraprak.
“Siç e dijmë dhe jeni të njoftuar Federata e Çiklizmit e Kosovës ka pasur aktivitete goxha të ngjeshura dhe që ndoshta do të ishte bërë më shumë në masivizim, ku Covidi-19 ka qenë një barrierë e madhe për çiklizmin dhe sportet në përgjithësi.
Federata Çiklizmit e Kosovës ka bërë organizimin e Turit të Kosovës, ku ka qenë një event 3 ditorë me përmasa botërore dhe ka qenë një event i jashtëzakonshëm”, thotë Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”.