Organizohet garë në çiklizëm rrugor në nderim dhe përkujtim të Nustret Musliut

Klubi i çiklizmit ”Vjosa” Shtime në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizon garën në çiklizëm rrugor “In memoriam Nusret Musliu”’ të paraparë sipas kalendarit të garave për edicionin 2022.

Gara do të organizohet më datë 15.05.2022 me fillim nga ora 14:00

Itinerari i gares sipas organizatorit është si më poshtë; Starti; Ahmet Shtimja – Petrovë – Mollopolc – Dremjak-Llojza – Koshare – Muzeqinë-Vojnoc ( Zotaj) – Topliqan-Poturovc-Magure-Mirenë-Shale- Kleqkë-Duhel-Carralevë-Belincë- finishi te rrethi Belincë. Gjatësia e shtegut është 80 km.

Të drejtë pjesëmarrjeje në garë kanë të gjihta klubet e licencuara në Federatën e Çiklizmit të Kosovës. Sipas marrëveshjes së arritur me Shtetin e Shqipërisë dhe Maqedonisë edhe kësaj radhe garuesit nga këto dy shtete do të jenë pjesmarrës në këtë garë.

Kategoritë pjesëmarrëse; Elite – U23 – Junior – Kadet – Femrat dhe Master