Gara çiklistike “Kupa e Gjakoves”

Klubi i Çiklizmit ,,Gjakova 137’’ në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës të dielen me 22.05.2022 organizojë garën çiklistike ,, Kupa e Gjakovës’’ në disiplinën Mountain Bike ( MTB – XCO) e cila u mbajt në shtigjet e ,,Shkugëz’’.

Pjesëmarrës ishin 40 garues të 3 kategorive të parapara për pjesëmarrje nga Kosova, Shqipëria dhe Novi Pazari.

Shtegu ishte sa i vështirë por edhe atraktiv në parkun e Shkugëzit në Gjakovë. Vlenë të përmendet se gara u zhvillua me disa rrëzime por pa lëndime serioze. Konkurencë e fortë ishte në mesë garuesve të kategorisë Elitë ku fitues ishte çiklisti Gjakovar Alban Delija.

Rezulltatet e fituesëve janë si vijon më poshtë:

Elitë:
Vendi parë – Alban Delija – KÇ ,, Gjakova 137’’
Vendi dytë – Veton Krasniqi KÇ Kastrioti – Ferizaj
Vendi tretë – Hekuran Gashi KÇ Kastrioti – Ferizaj

Femrat:
Vendi parë – Megi Loci – Tiranë / Shqipëri
Vendi dytë – Nita Latifi – KÇ ,, Gjakova 137’’

Hobi:
Vendi parë – Dion Bytyqi – Gjakovë
Vendi dytë – Flori Rexhepi – Ferizaj
Vendi tretë – Florin Shoshi – Gjakovë

Klubi Çiklizmit ,,Gjakova 137’’falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe sponzorin kryesor të garës BIKE PLUS dhe LISI – M nga Prishtina, Mountain Hikers dhe Blini BK.

Falenderim i veçant shkonë për Policin e Kosovës dhe stafin e QKMF në Gjakovë.