Gara Road Race “Kupa e Anamoravës” Kamenicë

Klubi i Çiklizmit ,,Dardana’’ nga Kamenica në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës me date 05.06.2022 e dielë organizoj garën çiklistike ,, Kupa e Anamoraves” të paraparë me kalendarin e garave për edicionin garues 2022.
Pjesëmarrës në garë ishin 50 garues të gjitha kategorive përfshirë edhe kategorin e Femrave dhe qytetarët që pasion e kanë sportin e çiklizmit.

Gara u nisë nga Sheshi Metush Krasniqi ku ishim dëshmitarë e një organizimi të mrekullushëm nga ana e stafit të klubit të Çiklizmit Dardana nga Kamenica. Gjithashtu vlenë të përmendet puna profesionale e policis së Kosovës në sigurimin e shtegut.

Me këtë rastë Federata e Çiklizmit falenderon kryetarin e Komunës së Kamenicës Ztr. Kadri Rahimaj dhe Drejtoreshën e departamentit Komunal për Sport, Kultur dhe Rini Znj. Rinë Matoshi Huruglica për prezencën e tyre dhe mbështetjen e dhënë klubit Daradana gjatë zhvillimit të garës.

Gjithashtu Federata falenderon edhe kryetarin e Klubit të Çiklizmit ,,Dardana’’ Ztr Aguron Hoda dhe stafin e klubit për organizimin e mrekullushëm të garës.

Pasi që shtegu i garës ishte kryesishtë nga shtegu malorë, ndodhi shkëputja me njiher pas kilometrit te 30-të nga çiklisti Samir Hasani nga Trepça / Mitrovicë, i përcjellur nga çiklistët Blerton Nuha, Veton Krasniqi nga “KÇ, Kastrioti’’ dhe Çiklisti Gjakovar Alban Delija.

Befasi e këndshme ishte edhe çiklisti kadet Omer Azemi nga klubi AS Prishtina i cili tregoj një form të mirë pasi që ishte vazhdimisht në grupin e shkëputur. Kjo renditje vazhdojë deri në fund të garës pa ndryshime të mëdha në kohë.

Gjithashtu edhe kategria e femrave, kadetëve dhe Master kishim mundësin të provojnë forcat e tyre ku në fund u arritën këto rezulltate:

Kadet:
1. Omer Azemi – KÇ ,, AS Prishtina’’ Koha 1.05.00
2. Zukë Sejdiu – KÇ ,,AS Prishtina’’ Koha 1.09.12
3. Altin Basha – KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 1.13.14

Femrat:
1. Dafina Zylfiu – KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 1.14.15
2. Sibora Kadriu – KÇ ,,Prishtina’’ Koha 1.20.13
3. Nazlije Musliu – KÇ ,, Vjosa ‘’ Shtime Koha 1.25.28

Master:
1. Bashkim Billali – KÇ ,,Prishtina’’ Koha 1.14.05
2. Besim Kryeziu – KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 1.18.22
3. Musa Morina – KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 1.20.30

U23:
1. Blerton Nuha KÇ ,, Kastrioti’’ Ferizaj Koha 2.50.10
2. Albert Tahiri KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 3.26.00
3. Liridon Kosumi KÇ ,, Dardana – Kamnicë Koha 3.26.05

Elitë;
1. Samir Hasani KÇ ,,Trepça – Mitrivicë Koha – 2.42.40
2. Veton Krasniqi KÇ ,, Kastrioti’’ Ferizaj Koha 2.48.40
3. Alban Delija KÇ ,, Gjakova 137’’ Koha 3.00.27