FÇK PËRGËZON OMER AZEMIN

Çiklisti kadet i Federatës së Çiklizmit të Kosovës (FÇK), Omer Azemi e përfaqësoi denjësisht vendin tonë në Festivalin Olimpik Evropian të të rinjëve (EYOF).

Azemi në garën e zhvilluar në Banjska Bistrica të Sllovakisë, mori pjesë në dy kategori të çiklizmit në ITT (Kronometër) dhe në Road Race (Garë rrugore).

Pas garës së EYOF në Gjeorgji në vitin 2015, kjo është hera e dytë që çiklizmi kosovar prezantohet në nivele të tilla.