Sot përfundoi gara e çiklizmit “Gara Pranverore 2023 Ferizaj”, e dyta sipas kalendarit të Federatës së Çiklizmit të Kosovës këtë vit. Klubi i çiklizmit “Kastrioti” nga Ferizaj ishte nikoqir në këtë garë ndërkombëtare.
Falënderojmë mysafirët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe shumë garues jo aktiv.
Kjo garë kishte një performancë të jashtëzakonshme dhe ishte garë ndërkombëtare ku shpejtësia mesatare doli mbi 41 kilometra në orë, ndërsa gjatësia e shtegut ishte 62 kilometra.
Rezultatet:
Elite:
1. Blerton Nuha – Kastrioti Fetizaj
2. Kristian Vanqevski MBK Veles MV
3. Samir Hasani – Kastrioti Ferizaj
U-23:
1. Lukas Sulaj – Tirana
2. Teo Vrondeljev – MBK Veles
3. Albion Kastrati – Kastrioti Ferizaj
Junior:
1. Henri Hysa – Tirana
2. Getardo Beshku – Tirana
3. Daim Muharremi – 15 Maj Pelister MV
Kadet:
1. Jonid Gjoka – Tirana
2. Mihajl Bogdanovski – 15Maj Pelister Bitol
3. Visar Nuhaj – Kastrioti Ferizaj
Femrat:
1. Rita Zeqiri – Gjakova 137
2. Dafina Zylfaiu – Dardana Kamenic
Master:
1. Lundrim Qarri – Gjakova 137
2. Njazi Berisha – Gjakova 137
3. Teshat Cana – Gjakova 137
Hobi
1. Selami Ajeti – Gjilan