Road Race Kupa e Mitrovicës

Me datën 06.08.2023 (e diele), do të mbahet Gara e rregullt Road Race Kupa e Mitrovicës në Çiklizëm, sipas Kalendarit të Federatës Çiklistike të Kosovës.

Gara organizohet nga KÇ Trepça në bashkëpunim me FÇK.

Të gjithë garuesit duhet të jenë të pranishëm në ora 9:30 në Sheshi “Mehë Uka” Mitrovicë

Pjesëmarrës në garë do të jenë të gjithë Çiklistët e Klubeve të Kosovës, si dhe nga Klubet e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe nga Pazari i Ri!

Çiklistët do të ndahen sipas kategorive, si:

1. Kadetët tek meshkujt si dhe kategoria e femrave, të cilët shtegun do ta ken në gjatësi prej 35KM

2. Juniorë shtegu do të jetë në gjatësi prej 70KM

3. U23 shtegu do të jetë në gjatësi prej 70KM

4. Elitë shtegu do të jetë në gjatësi prej 70KM dhe

5. Master shtegu do të jetë në gjatësi prej 70KM

Të gjithë garuesve ju dëshirojmë suksese dhe urojmë që të kaloj sa më mirë për të gjithë pjesëmarrësit!