Blerton Nuha e Sibora Kadriu, çiklistët e vitit 2023

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e zgjedhjes së Laureatëve të Vitit 2023.

Blerton Nuha dhe Sibora Kadriu, të dy të Klubit Kastrioti nga Ferizaj, fituan çmimet kryesore.

Nuha u shpall çiklisti i vitit, ndërsa Kadriu çiklistja e vitit.

Çmimi i klubit më të mirë shkoi për Kastriotin, kurse Besart Nuha u shpall trajneri më i suksesshëm. Epiteti i gjyqtarit më të dalluar i takoi Rafet Gashit.

Kryetari i FÇK-së, Avni Nuha, e quajti të suksesshëm vitin 2023, duke përmendur aktivitetetet e shumta, përfaqësimin në Lojërat Evropiane Krakow 203, EYOF Maribor 2023, Kampionatin Evropian, etj, ndërsa veçoi edhe rrethin e Kosovës (Tour of Kosova), garë e cila promovoi sërish Kosovën, për çka falënderoi policinë e Kosovës, si dhe MKRS-në për mbështetje të vazhdueshme.

Të pranishëm ishin drejtues të MKRS-së, KOK-ut, Policisë së Kosovës, të cilët u nderuan me mirënjohje, si dhe drejtues federatash.

Më poshtë gjeni emrat e gjithë Laureatëve:

Alban Delija – Çmimi Special

Rafet Gashi – Referi vitit

Flurim Shala – Pedagogu i vitit

Besart Nuhaj – Trajneri i vitit  –  KÇ ,, Kastrioti’’ – Ferizaj

Njazi Berisha – Punëtori Sportiv i vitit

Samir Hasani – Për kontribut garues në Rrethin e Kosovës

Edmond Sejdiu – Për kontribut garues në Rrethin e Kosovës