Ministri Çeku ka takuar sot kryetarin e FÇK-së

Ministri Çeku ka takuar sot kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës Avni Nuha, për të diskutuar për planprogramin e federatës për këtë vit, synimet dhe prioritetet për sportin e çiklizmit në vendin tonë.
Ai u informua nga Kryetari Nuha për punën e federatës, mbështetjen e klubeve dhe çiklistëve, organizimi e garave dhe synimet për pjesëmarrjen në ngjarjet ndërkombëtare.
Gjithashtu, tani pasi reforma ligjore ka nisur në sport, ku ligji për sportin është miratuar në lexim të parë në Kuvend, fokusi i organizatave sportive do të bazohet jo vetëm në aspektin garues por edhe në edukimin fizik dhe përfitimet tjera shëndetësore të qytetarëve, duke organizuar ngjarje sportive e projekte që nxisin pjesëmarrjen e tyre pa përjashtim.