Albion Kastrati (U23) dhe Visar Nuhaj (Juniorë) do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kombëtares së Kosovës përbër nga çiklistët Albion Kastrati (U23) dhe Visar Nuhaj (Juniorë) do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të çiklizmit i cili mbahet nga data 11-15 Shtator në qytetin Limburg në Belgjikë. Të dy garuesit do të jenë pjesë e garave në dy diciplinat Kronometër Individual (ITT) dhe Çiklizëm rrugorë.

Pasi që të dy garuesit marrin pjesë për herë të parë në garë të nivelit të tillë, Federata e Çiklizmit e Kosovës ju dëshiron suksese garuesëve.