Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2025
  • March
  • 23
  • U mbajt Kuvendi i Rregullt i Punës së FÇK-së për vitin 2024
  • Uncategorized

U mbajt Kuvendi i Rregullt i Punës së FÇK-së për vitin 2024

admin 8 months ago (Last updated: 8 months ago) 0 comments
WhatsApp Image 2025-03-23 at 05.57.52_13542df6

Federata e Çiklizmit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Avni Nuha, ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës 2024.
Kuvendi u hap nga presidenti i FÇK-së, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të Çiklizmit në Kosovë.

Pas hapjes zyrtare, delegatët vijuan me zgjedhjen e organeve të Kuvendit, duke përfshirë Komisionin Verifikues dhe procesmbajtësin e mbledhjes.
Në kuadër të punimeve, u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë dokumentesh dhe vendimesh kyçe për funksionimin e federatës, përfshirë:
• Prezentimi dhe miratimi i delegatëve të kuvendit.
• Fjalë rasti i Përfaqësuesit të DKRS/KOK
• Raporti i Punës – 2024
• Prezentimi i raportit financiar të vitit të kaluar nga auditori i jashtëm.
• Përditësimi i Statutit të FÇK-së (Në Kërkesë të MKRS)
• Diskutim dhe miratim i ndryshimeve të mundshme në statut, siç kërkohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
• Aprovimi i Planit Financiar për Vitin 2025 sipas Marrëveshjes së Memorandumit.
• Të ndryshme.

Në pikën e fundit, delegatët patën mundësinë të diskutojnë çështje të ndryshme rreth çiklizmit të Kosovës, ku kishe diskutime dhe u aprovuan disa pika të rëndësishme siq janë aprovimi i organit mbikëqyrës dhe kalendarit të garave për kët vit, ndryshimet e anëtarëve të bordit brenda BE.

Në përmbyllje, presidenti Nuha falënderoi të gjithë të pranishmit për angazhimin dhe kontributin e tyre.

Post navigation

Previous: FÇK pjesëmarrëse në ceremonin e shënimt të 100 vjetorit të themelimit të FSHÇ-së
Next: Në qytetin e Kavajës u organizua trofeu “26 Marsi”

Related Stories

648988cc-2b8f-4ead-9cb0-33ad4448867f
  • Uncategorized

Takim i rëndësishëm në Athinë me z. Vladimiros Petsas

admin 1 day ago 0
47d9bd93-cd4c-4320-be8b-4ad8c16de06c
  • Uncategorized

Klubi “Prishtina 038” organizon me sukses edicionin e parë të “Kupës Prishtina 2025”

admin 3 weeks ago 0
BM4I3540
  • Uncategorized

Kurs për administratorë sportivë nga KOK-u

admin 1 month ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.