Talenti i madh i çiklizmit kosovar Dion Bytyqi, bursist i programit olimpik, do të përfaqësojë Kosovën në European Youth Olympic Festival (EYOF) që këtë vit mbahet në Kumanovë!
22 Korrik | 12:00
Individual Time Trial (ITT) – Gara e kohës, ku fuqia dhe precizioni vendosin gjithçka!
24 Korrik | 22:00
Road Race (Gara Rrugore) – Sfida më e madhe me çiklistët më të mirë të rinj nga e gjithë Evropa!
Pritet një nga rezultatet më të mira historike për çiklizmin kosovar në arenën evropiane! Le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Dionit në këtë rrugëtim të madh!

