Me anë të kësaj shkrese ju njoftojmë dhe njëkohësisht ju ftojmë që me datën 16.08.2025 (e shtunë) nga ora 07:30, në mbas të mundësive të jeni të pranishëm tek Komuna e Mitrovices, ku do të bëhet nisja me Biçikleta, në kuadër të festivalit GREEN FESTIVAL, i cili aktivitet organizohet nga KÇ Trepça në bashkëpunim me organizatën 7 ARTE dhe FÇK-në.
Aktiviteti është vetëm Relaksues, nuk ka konetacion Garues. Itinerari i Aktivitetit është, si: duke filluar nga ora 08:00 (Starti te Komuna e Mitrovices Jug, Stacioni i Autobusave, Zhabar i Epërm, Koshtove, Zupqe, Qaber, Uglare, Zubin Potok, Ujman (deri tek Ura e Madhe), kthehemi prap mbrapa pas një pushimi të shkurtër dhe përfundon tek Komuna e Mitrovices.
Gjatesia e shtegut do te jetë rreth 55KM. Përfundimi i aktivitetit parashikohet të zgjatë nga 5 orë deri në 6 ore.
Pjesëmarrës në garë do të jenë rreth 50 çiklistë nga klubet e Çiklizmit të Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët pa dallim gjinie nga mosha 18 vjeçar e larte.
Të pranishëm në përcjelljen e garës do të jenë edhe automjetet e Policisë së Kosovës, një Makinë mbështetëse nga ana e Organizatoreve, si dhe Auto-Ambulanca, të cilat do të marrin pjesë në percjelljen e Aktivitetit.
Duke shpresuar se do të hasim në mirëkuptim pranoni përshendetje të përzemërta nga stafi i Klubit të Çiklizmit
“TREPÇA”, Organizata 7 ARTE dhe Federata Çiklizmit e Kosovës.
