Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2025
  • September
  • 4
  • MACKIE EWAN NGA ANGLIA FITON ETAPËN E PARË TË “TOUR OF KOSOVA 2025”
  • Uncategorized

MACKIE EWAN NGA ANGLIA FITON ETAPËN E PARË TË “TOUR OF KOSOVA 2025”

admin 3 months ago (Last updated: 3 months ago) 0 comments
BM4I5212

Federata e Çiklizmit e Kosovës sot organizoi etapën e parë të garës ndërkombëtare “Tour of Kosova 2025”.

Gara u zhvillua përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, me nisje nga Prishtina (pompa Shell) – Fushë Kosovë – Prizren, me kthim në Vërmicë, afër kufirit me Shqipërinë (Morinë), ndërsa konvoji vazhdoi deri te finishi në laurën e pagesës së autostradës në Malishevë. Gjatësia e shtegut ishte 139,5km.

Kilometrat e para u karakterizuan me taktizime nga garuesit, ndërsa pas kilometrave të 50 një grup prej 17 çiklistësh u shkëput nga grupi kryesor, duke krijuar një distancë të konsiderueshme.

Në 15 km e fundit, në ngjitjen afër hyrjes për Duhël, dy çiklistë – Mackie Ewan nga Anglia dhe Reemeijer Niels nga Holanda – u shkëputën nga grupi dhe arritën të parët në finish.

📊 Rezultatet zyrtare sipas komisarëve:
• 🥇 Vendi i parë dhe fitues i etapës: Mackie Ewan (Angli) – 2:58:00 (bartës i fanellës së verdhë)
• 🥈 Vendi i dytë: Reemeijer Niels (Holandë) – 2:58:10
• 🥉 Vendi i tretë dhe çiklisti më i ri fitues: Franks Alex (Angli) – 2:58:41

🏁 Fitues i sprintit: Valentino Kamberaj (Kombëtarja e Shqipërisë)

📌 Shpejtësia mesatare e garës ishte 48 km/h.

👉 Nesër zhvillohet etapa e dytë, me nisje në ora 11:00 nga Vërmica (kufiri me Shqipërinë) deri në Hani i Elezit, me një gjatësi prej 144 km.

Post navigation

Previous: Takimi teknik para nisjes së “Tour of Kosova”
Next: AGRIKOLA DANIJEL NGA HOLLANDA FITON ETAPËN E DYTË TË “TOUR OF KOSOVA 2025”

Related Stories

648988cc-2b8f-4ead-9cb0-33ad4448867f
  • Uncategorized

Takim i rëndësishëm në Athinë me z. Vladimiros Petsas

admin 2 weeks ago 0
47d9bd93-cd4c-4320-be8b-4ad8c16de06c
  • Uncategorized

Klubi “Prishtina 038” organizon me sukses edicionin e parë të “Kupës Prishtina 2025”

admin 1 month ago 0
BM4I3540
  • Uncategorized

Kurs për administratorë sportivë nga KOK-u

admin 1 month ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.