Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2026
  • January
  • 6
  • FÇK mban mbledhjen e Bordit: plane për 2026 dhe hapa konkretë për avancimin e çiklizmit në Kosovë
  • Uncategorized

FÇK mban mbledhjen e Bordit: plane për 2026 dhe hapa konkretë për avancimin e çiklizmit në Kosovë

admin 3 weeks ago (Last updated: 3 weeks ago) 0 comments

Sot u mbajt mbledhja e Bordit të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, e kryesuar nga Presidenti i FÇK-së, z. Avni Nuha, ku u konstatua kuorumi dhe u hap zyrtarisht mbledhja.

Gjatë mbledhjes u prezantua raporti i shkurtër i aktiviteteve për vitin 2025, duke përfshirë garat kombëtare dhe ndërkombëtare, trajnimet, si dhe pjesëmarrjen në mbledhjet e organizuara nga UCI, UEC dhe BCU.

Një pikë e veçantë e diskutimit ishte projekti i Velodromit, ku u theksua nevoja që të fillojnë bisedimet dhe bashkëpunimi me UCI, UEC dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), si një hap i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të çiklizmit në Kosovë.

Po ashtu u diskutuan aktivitetet dhe planet për vitin 2026, përfshirë:

Kalendarin e garave kombëtare

Trajnime për sportistë, trajnerë dhe gjyqtarë

Projekte për zhvillimin e çiklizmit të të rinjve

Aktivitetet promovuese dhe bashkëpunimin me klubet dhe institucionet komunale

Burimet e financimit dhe sponsorët

Në kuadër të çështjeve të tjera, Bordi formoi Komisionin për Përzgjedhjen e Sportistit të Vitit 2025, si dhe u diskutuan:

Licencimi dhe kotizimi

Regjistrimi i klubeve të reja

Propozimet e anëtarëve të Bordit dhe diskutimi i lirë

Federata e Çiklizmit të Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e çiklizmit dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët tanë.

Post navigation

Previous: Të dashur çiklistë, trajnerë, klube sportive dhe miq të çiklizmit,
Next: Kosova nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Ciklizmit dhe Kongresit të BCU-së

Related Stories

621833634_122149979804720079_8385207990292149918_n
  • Uncategorized

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Fahri Izet Durakut (1958–2026)

admin 6 hours ago 0
615795474_122149369394720079_2201424064747353415_n
  • Uncategorized

Kosova nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Ciklizmit dhe Kongresit të BCU-së

admin 1 week ago 0
605728741_122147968358720079_902621403055662154_n
  • Uncategorized

Të dashur çiklistë, trajnerë, klube sportive dhe miq të çiklizmit,

admin 4 weeks ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.