ANULOHET GARA PËRSHKAK TË KUSHTEVE KLIMATIKE

Edhe pse KÇ Gjakova 137 kishte bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e garës së paralajmëruar për sot përshkak të reshurave të borës, gara u anulua.

Anulimi është bërë në konsultim me referët dhe trajnerët e klubeve me qëllim për t’iu shmangur ndonjë aksidenti gjatë garës. Me këtë rast KÇ Gjakova 137 falenderon klubet që kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme por mendimi i stafit të FCK është për ruajtjen e shëndetit të garuesve.

Gjithashtu falenderojmë Policinë e Kosovës në Gjakovë dhe QKMF për gadishmërinë për të mbështetur organizimin e garës.

Sidoqoftë FÇK vazhdon me implementimin e kalendarit të garave ku javën e ardhshme me datë 11.04.2021 KÇ VJOSA nga Shtimja organizon garën e radhës në çiklizëm rrugor.