Drejtuesit e FÇK-së morën pjesë në Kongresin e UEC-së

Sot me 9 Mars delegacioni i Federatës së Çiklizmit të Kosoves i përbër nga Kryeyari dhe Sekretari i Federatës morën pjesë në kongresin vjetor (dhe zgjedhorë) të Unionit Europian të çiklizmit (UEC) i cili u mbajtë në qytetin Bratislavë në Slovaki.

Me këtë rast delegacioni i FÇK-së organizojë disa takime me krerët e UEC dhe të federatave Europiane me qëllim të forcimit të bashkëpunimit.

Ndërsa sa i përket procesit të zgjedhjeve Delegatët e FÇK-së dhanë kandidatit Enriko Dela Casa i njohur si mbështetës i fort i çiklizmit Kosovar i cili edhe u zgjodhë kryetar i UEC.

Ndër të tjera FÇK përgëzon sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Çiklizmit Alfred Tahiraj i cili u zgjodhe delegat i UEC për të drejtën e votës gjatë procesit të votimit për organet udhëheqëse të UCI-it.