Klubi i Çiklizmit “ProBike” nga Prizreni në bashkëpunim me Federatën e Çiklimzit të Kosovës, sipas kalendarit të garave, sot organizojë garën çiklistike (rrugore) “Kupa Prizreni – Rrethi Opojës”.
Gara u zhvillua në itinerarin: Pizren – Zhur – Fshatrat e Opojës – Jabllanicë – Pouskë – Prizren me gjatësi të shtegut prej 56km për Elitë, U23, Juniorë, ndërsa gjatësia e shtegut për kategoritë, Kadetë dhe Femra dhe Master ishte 35km.
Gara ishte e fortë ku që në fillim të ngjitjeve ndahen 6 garues ku 4 prej tyre ishin Kosovar ndërsa nga një ishin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Në kilometrin e 40-të pason një shkëputje e furishme e garuesit nga Shqipëria Olsion Velia dhe garuesit nga klubi ,,Kastrioti’’ Ferizaj Visar Nuhaj.
Të njetit nuk lejuan befasi për tu kapur nga grupi prej 4 garuesëve dhe ja arritën që të dy këta të zënë vendet e para njëri në katëgorin Elitë dhe tjetri në kategorinë Junior.
Duke falenderuar Policinë e Kosovës, dhe nikoqirin shtegu ishte i siguruar shumë mirë dhe nuk u regjistruan aksidente.
Klubi “ProBike” për fituesit ndau edhe shpërblimet monetare.
Rezulltatet e garës sipas kategorive janë si vijonë më poshtë:
Elitë:
1. Olsion Velija – KÇ “Tirana” – Shqipëri – Koha 1:41:05
2. Agron Kelmendi – KÇ “Kastrioti” – Ferizaj – Koha 1:46:25
3. Marjan Tasevski – KÇ “Pelister” – 15 Maj – Maqedoni – Koha 1:46:33
U23:
1. Jeton Xhokli – KÇ “Kastrioti” – Ferizaj – Koha 1:46:00
2. Albion Kastrati – KÇ “Kastrioti” – Ferizaj – Koha 1:46:25
Juniorë:
1. Visar Nuhaj – KÇ “Kastrioti” – Ferizaj – Koha 1:41:02
2. Festrim Kurti – KÇ “Prishtina 038” – Koha 1:46:25
3. Nikola Ristevski – KÇ “Pelister” – 15 Maj – Maqedoni – Koha 1:46:33
Kadetë:
1. Dion Bytyqi – KÇ “Kastrioti” – Ferizaj – Koha 1:25:34
Femrat:
1. Sibora Kadriu – KÇ “Kastrioti” – Ferizaj – Koha 1:35:40
2. Enilda Zeqiri – KÇ “Kastrioti” – Ferizaj – Koha 1:49:52
3. Dafina Zylfiu – KÇ “Dardana” – Kamenicë – Koha 1:56:40
Master
1. Sebajdin Kapiçik – KÇ “ProBike” – Prizren – Koha 1:34:31
2. Muhamet Hamza – KÇ “Gjakova 137” – Koha 1:35:48
3. Selajdin Kapicik – KÇ “ProBike” – Prizren – Koha 1:46:25
Hobi – Femra
1. Lirika Deva – KÇ “Prishtina 038” – Koha 1:31:26
Hobi Meshkujt:
1. Selman Hoxha – KÇ “ProBike” – Prizren – Koha 1:56:00
2. Alban Bytyqi – KÇ “ProBike” – Prizren – Koha 1:56:38
3. Ibrahim Halilaj – KÇ “ProBike” – Prizren – Koha 1:57:17
Federata e Çiklizmit dëshiron të falenderojë udhëheqësinë e klubit “ProBike” të cilët edhe pse klub i ri dëshmuan se ka kapacitete njerëzore për të organizuar një garë të tillë në mënyre profesionale.
Përveq stafit FÇK-së dëshiron të falenderojë edhe vullnetarët e klubit “ProBike” të cilët kontribuan në mirëvajtjen e garës.
Gara e radhës do të jetë kampionati i Kosovës në çiklizëm rrugorë e cila organizohet me datë 20 dhe 21 Qershorë në Ferizaj.





