Mbyllje e përkohshme e rrugëve për `Tour of Kosovo 2025`

Policia e Kosovës njofton qytetarët se për shkak të garave ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosovo 2025”, të cilat mbahen nga data 04 deri më 06 shtator 2025, në disa akse rrugore do të ketë mbyllje dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve.

Për shkak të këtyre garave, do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ngadalësim të qarkullimit të automjeteve, sipas këtij orari:

Etapa e parë – 04.09.2025, ora 12:00 – 15:00

Fillimi në autostradën Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë, me përfundim tek dalja e autostradës në Malishevë (km 52).

Etapa e dytë – 05.09.2025, ora 11:00 – 15:00

Fillimi në Pikën Kufitare Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë – Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – përfundim në Han të Elezit.

Etapa e tretë – 06.09.2025, ora 11:00 – 15:00

Fillimi në Han të Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug, me përfundim në km e 10-të të autostradës në Vlashnje, ku do të mbahet edhe ceremonia e mbylljes.

“…në këto segmente rrugore do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të trafikut si dhe ngadalësim të rrjedhës së trafikut, me ç’rast kërkojmë mirëkuptim dhe inkurajojmë shoferët që sipas mundësive të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e policisë.

photo by: @besim.mydyti