AGRIKOLA DANIJEL NGA HOLLANDA FITON ETAPËN E DYTË TË “TOUR OF KOSOVA 2025”

Sot përfundoi etapa e dytë e garës ndërkombëtare “Tour of Kosova 2025”, e cila u zhvillua përgjatë autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi”, me start në Vërmicë, afër kufirit me Shqipërinë (Morinë), duke vazhduar në drejtim të Prizrenit – Komoran – Sllatinë e Madhe – Miradi e Poshtme – Ferizaj – Kaçanik dhe me përfundim në Hani i Elezit. Shtegu i garës ishte me gjatësi 144 km.

Që nga fillimi, konvoji i çiklistëve garoi kryesisht në grup, pa ndonjë shkëputje të madhe, deri në kilometrin e 30. Në ngjitjen e parë, u shkëputën tre garues: Agrikola Danijel nga Holanda, si dhe Baker Rowan dhe Morgan Edward nga Anglia. Këta tre çiklistë krijuan një distancë prej rreth dy minutash nga grupi kryesor, të cilën e mbajtën deri në finish.

📊 Rezultatet zyrtare sipas komisarëve:
• 🥇 Vendi i parë dhe fitues i etapës: Agrikola Danijel (Wielerploeg Groot Amsterdam, Holandë) – 3:16:37 (bartës i fanellës së verdhë)
• 🥈 Vendi i dytë: Baker Rowan (My Pad Racing Team, Angli) – 3:16:47
• 🥉 Vendi i tretë: Morgan Edward (My Pad Racing Team, Angli) – 3:16:55

🏁 Fitues i sprintit: Agrikola Danijel (Wielerploeg Groot Amsterdam, Holandë)

📌 Shpejtësia mesatare e garës ishte 44 km/h.

👉 Nesër zhvillohet etapa e tretë, me nisje në ora 11:00 nga Hani i Elezit – Vërmicë (kufiri me Shqipërinë), ndërsa finishi do të jetë në Prizren (dalja Jug e autostradës). Gjatësia e shtegut është 156 km.