Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Fahri Izet Durakut (1958–2026), një figure të shquar të çiklizmit kosovar dhe ish-President i Federatës së Çiklizmit të Kosovës (2002–2004).
Kontributi, përkushtimi dhe mbështetja e tij e jashtëzakonshme për çiklizmin, si para ashtu edhe pas luftës, do të mbeten përherë të paharruara.
Federata e Çiklizmit e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Duraku, si dhe Klubit të Çiklizmit Gjakova 137, ku i ndjeri ishte kryetar klubi dhe donatori kryesor.
U prehsh në paqe. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në çiklizmin Kosovar
