Në kuadër të kalendarit të kampionatit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e çiklizmit të Kosovës, Komuna e Pejes dhe klubi çiklizmit Peja me rastin e shenimit të ditës së çlirimit të Pejes ishin nikoqir i garës në të cilën morën pjesë klubet ,,Gjakova 137, Kastrioti – Ferizaj, Prizreni, Lepenci nga Shterpce, As Prishtina Trepça – Mitrovicë dhe Prishtina.
Në garë morën pjesë të gjitha kategoritë e parapara me rregullore ( Kadetë, Juniorë, U23, Elitë dhe Master) ku gjatësi e shtegut ishte 81km duke përshkruar rrugët nga Peja-Kline-Gjurakovc-Dubrave-Istoge- Peje.
Pasi që shtegu kryesishtë ishte në teren të rrafshët, grupi nga 18 çiklistësh ishte kompakt pa ndonjë shëputje nga ana e çiklistëve.
Në fund gara u vendose me sprint, Mesatarja e garës arriti shpejtësinë 37km/h
Nga data 26 do të mbahet kampionati i Kosovës në Gjakovë.
Kadet:
1. Iliria Emerllahu “KÇ Kastrioti” Koha: 1.09.00
2. Granit Krasniqi “KÇ As-Prishtina” Koha: 1.09.04
3. Ivo Domgjoni “KÇ Prizreni” Koha: 1.09.16
Junior:
1. Demenik Domgjoni “KÇ Prizreni” Koha: 2.15.30
2. Qendrim Burniku “KÇ Kastrioti” Koha: 2.18.20
3. Ilir Muja “KÇ Prizreni” Koha: 2.18.20
U23:
1. Blerton Nuha “KÇ Kastrioti” Koha: 2.12.05
2. Samir Hasani “KÇ Trepca” Koha: 2.12.09
3. Ilia Iliq “KÇ Lepenci” Koha: 2.45.00
Elitë:
1. Ferki Haxhiu “KÇ As-Prishtina” Koha: 2.12.22
2. Rrahim Mani “KÇ As-Prishtina” Koha: 2.12.23
3. Egzon Misini “KÇ Kastrioti” Koha: 2.12.24
Master:
1. Sabri Hyseni “KÇ Trepca” Koha:2.13.22
2. Njazi Berisha “KÇ Gjakova” Koha:2.27.29
3. Afrim Mala “KÇ Peja” Koha:2.45.00










