Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2019
  • July
  • 24
  • TOUR OF KOSOVA GATI PËR EDICIONIN SPEKTAKULAR
  • Uncategorized

TOUR OF KOSOVA GATI PËR EDICIONIN SPEKTAKULAR

admin 6 years ago 0 comments
364784-VGdMd4dT1V

Federata e Çiklizmit është e gatshme për edicionin e 19-të të garës më të madhe të çiklizmit në vendin tonë, Tour of Kosova.

Sivjet për herë të parë, kjo garë është e pranuar ndërkombëtarisht dhe do të organizohet nën umbrellën e Federatës Botërore dhe asaj evropiane.

Tour of Kosova është klasifikuar me shkallën 2.2 të vlerësimit, që i bie se është një shkallë tureve më të mëdha si ai i Francës, Italisë apo Spanjës.

“Fondi total i shpërblimeve do të jetë 5000 € për të trija etapat. Ky event duhet të futet edhe në kalendarin e MKRS-së, në mënyrë që në vitet e ardhshme të jetë buxhet i veçantë për këtë garë. E tërë gara e Tour of Kosova do të mbahet nëpër autostradat e reja të Kosovës”. – ka thënë presidenti i FÇK-së, Avni Nuha.

Përzgjedhësi i Kosovës Flurim Shala, është i bindur që kombëtarja jonë do të përfaqësohet në mënyrën më të denjë, pavarësisht një konkurence të fortë me rreth 130 çiklistë pjesëmarrës.

“Pas përgatitjeve që kemi patur në Shqipëri, e që janë treguar shumë të mira për ekipin tonë, ne do të vazhdojmë me grumbullim në Prizren, ku të ftuarit në kombëtare do të vazhdojnë ritmin e njëjtë të përgatitjeve, për përfaqësim sa më të mirë në këtë garë.” – deklaroi Flurim Shala, përzgjedhës i Kosovës në çiklizëm.

Nënkryetari i Federatës së Çiklizmit, Rafet Azemi ka shtuar se është privilegj e poashtu obligim shtesë për Federatën e Kosovës, që të kalojë edhe këtë sfidë, e cila i është besuar.
“Në Kosovë do të vijnë disa prej ekipeve më profesionale nga Evropa dhe SHBA-të. Është një test i madh për vendin tonë, për të treguar cilësi në organizim e mikpritje të mirë. FÇK do të bëjë më të mirën që kjo garë të mbyllet sipas parashikimit” – tha Rafet Azemi, nënkryetar i FÇK-së.

Tour de Kosova fillon të premten më 26 korrik 2019, me ceremoninë e hapjes që mbahet në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ndërsa starti i etapës së parë do të jetë në Shkabaj të Obiliqit.

Etapa e tretë dhe e fundit, do të jetë më e gjata, me 159km, nga Hani i Elezit, nëpër Prishtinë, Obiliq e për të përfunduar në Morinë, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Tour de Kosova mbyllet të dielën më 28 korrik, me tri ditë gara intenzive të 12 ekipeve që marrin pjesë.

Post navigation

Previous: PËRGATITJE INTENZIVE NË PRAG TË TOUR OF KOSOVA
Next: GATI PËR “TOUR OF KOSOVA”

Related Stories

648988cc-2b8f-4ead-9cb0-33ad4448867f
  • Uncategorized

Takim i rëndësishëm në Athinë me z. Vladimiros Petsas

admin 2 weeks ago 0
47d9bd93-cd4c-4320-be8b-4ad8c16de06c
  • Uncategorized

Klubi “Prishtina 038” organizon me sukses edicionin e parë të “Kupës Prishtina 2025”

admin 1 month ago 0
BM4I3540
  • Uncategorized

Kurs për administratorë sportivë nga KOK-u

admin 1 month ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.