Organizohet garë në çiklizëm rrugor në nderim dhe përkujtim të Nusret Musliut

Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me klubin e Çiklizmit ,,Vjosa’’ nga Shtimja (nikoqirë i garës) sot organizojë garën çiklistike rrugore të dytë me radhë të kalendarit të garave për edicionin garues 2024. Gara u zhvillua në diciplinen ,,Kriterium’’ dhe u zhvillua kryesishtë në periferi dhe pjesërishtë përgjatë qytetit të Shtimes.

Shtegu ishte i siguruar në mënyrë profesionale nga ana e nikoqirit dhe nga ana e Policisë së Kosovës. Shtegu u cilësua me ngjitje të konsiderueshme ku që nga fillimi u formuan disa grupe çiklistësh.
Shtegu përgjatë të cilit u zhvillua gara paraqiste rrëzikshmëri të lartë për rrëzime potenciale sidomos gjatë lëshimit por fatmirësishtë gara përfundojë pa aksidente të shënuara.

Vlenë të përmendet se garë e fortë u zhvillua në kategorinë Elitë dhe U23, mirëpo edhe garuesit e kategorive tjera u sfiduan për të arritur plasman të mirë personal dhe për klubet e tyre.

Pas përfundimit të garës nga ana e komesarëve të Federatës u shënuan këto rezulltate sipas kategorive.

Kategoria Elitë  – 88km

Vendi i parë – Blerton Nuha  – KÇ ,,Kastrioti’’ – Ferizaj – Koha 2:52:05

Vendi i dytë – Edmond Sejdiu – KÇ ,,Trepça” – Mitrovicë – Koha 2:56:39

Vendi i tretë – Kushtrim Shasivari – KÇ ,,Vjosa’’ Shtime – Koha 2:58:10

Kategoria U23 – 88km

Vendi parë – Jetgzon  Xhokli – KÇ ,,Kastrioti’’ – Ferizaj – Koha 3:05:05

Vendi i dytë – Albion Kastrati – KÇ ,,Kastrioti’’ – Ferizaj – Koha 3:05:06

Kategoria Juniorë – 54km

Vendi i parë – Visar Nuhaj – KÇ ,,Kastrioti’’ – Ferizaj – Koha 1:45:19

Kategoria Kadetë – 26km

Vendi i parë – Jon Thaqi – KÇ ,,Prizreni’’ – Prizren – Koha 1:19:47

Kategoria  Femrat  – 26km

Vendi i parë  – Dafina Zylfiu – KÇ ,,Dardana”  – Kamenicë – Koha 1:13:20

Kategoria  Master  – 26km

Vendi i parë – Sabri Hyseni – KÇ ,,Trepça – Mitrovicë – Koha 1:02:38

Vendi i dytë – Edis Krusha – KÇ ,,Prizreni” – Prizren  – Koha 1:04:54

Vendi i tretë – Musa Morina – KÇ ,,Dardana’’ Kamenicë – Koha 1:14:00

Kategoria  Hobi – 26km

Vendi parë –  Njazi  Berisha – KÇ ,,Gjakova 137’’ – Gjakovë  – Koha 1:14:43

Vendi i dytë  – Taulant Meholli – Prishtinë  – Koha 1:16:23

Vendi i tretë – Gramos Xhigolli – Prishtinë –  Koha 1:17:37

Federata e Çiklizmit falenderon organizatorin e garës në këtë rastë KÇ ,,Vjosa” nga Shtimja.

Falenderim i veqant shkon për Policin e Kosovës si stafin e qendres familjare mjekësore në Shtime për asistencë gjatë zhvillimit të garës.