Dje me datë 10.05.2024 Bordi Egzekutiv i Federatës së Çiklimzit të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt për të diskutuar ecuritë në realizimin e objektivave të parapara për vitin 2024.
Në fillim të takimit BE vlersojë pozitivishtë dy garat e mbajtura siç janë Kupa ,,Shtrpce’’ dhe Memoriali ,,Nusret Musliu’’ në Shtime. Me këtë rastë BE falenderoj klubin “Lepenci” dhe ,,Vjosa’’ për angazhimin e tyre në organizimin e garave.
Në vazhdim të takimit BE aprovojë listën e anëtarëve të Kombëtarës së Kosovës për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare ,,Rrethi i Shqipërisë’’ 2024 që do të mbahet me datë 22-26 Maj -2024.
Në lidhje me këtë, të gjithë çiklistët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e selektorit të Kombëtares Ztr.Flurim Shala për pjesëmarrje në fazën përgaditore përmes kampit i cili do të mbahet në qytetin e Korqës në Shqipëri.
Po ashtu BE egzekutiv aprovojë modifikimin e datës së mbajtjes së Kampionatit të Kosovës i cili për shkaqe teknike do të mbahet me datë 21-22 Qeshorë në vend të datave të parapara me heret 28-29 Qeshor.
Modifikimi i datës së mbajtjes së Kampionatit të Kosovës është aprovuar nga ana e Unionit Botëror të Çiklizmit (UCI) i cili ka bërë ndryshimin në kalendarin Botëror të Çiklimzit.
Përshkak të pjesëmarrjes të Kombëtarës së Kosovës në “Rrethi I Shqipërisë’’ 2024, ka ndikuar në modifikimin e datës së garës së radhës. BE aprovojë vendimin që gara e radhës të mbahet në Prizren ,,Kupa Prizreni’’ e cila do të mbahet me datë 02.06.2024.
Gjitashtu BE ka aprovuar listën e anëtarëve të Federatës së Çiklizmit të cilët do të marrin pjesë në kursin për administrator të sportit i cili do të organizohet me datë 25-26 Maj që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Federata e Çiklizmit e Kosovës do të vazhdoj takimet e rregullta të BE-së me qëllim që përmes vendimeve të kontribojë në zhvillim të sportit të çiklizmit në Kosovë.