Çiklisti i Kombëtares së Kosovës, Blerton Nuha, ngadhënjeu në garën e parë për vitin 2022.
Gara u mbajt në Kavajë të Shqipërisë, ku çiklistët treguan rivalitet në shteg.
Nuha u tregua më i shkathët se të tjerët, duke e zënë vendin e parë.
Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, lavdëron rezultatin e Blertonit.
“Gara e parë për vitin 2022 dhe rezultat befasues.
Morën pjesë nga Maqedonia, tre ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.
Përgatitjet dimërore kanë tregu formën e Blertonit.
Shtegu ka qenë i gjatë 139 kilometra.
Për kohën pranverore, shteg i gjatë pasi në Kosove klima ka qenë shumë ftoftë”, thotë Avni Nuha për gazetën “Bota sot”.
Nuha falënderon federatën shqiptare: “E falënderoj federatën shqiptare për ftesën dhe Federata e Çiklizmit e Kosovës do të nënshkruan marrëveshje historike, që dy federatat të kanë aktivitete të përbashkëta”.