Organizuar nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, në Hotelin “Sirius” në Prishtinë është mbajtur Manifestimi për shpalljen e më të dalluarëve për vitin 2015. Çiklisti më i dalluar u shpall Qëndrim Guri, anëtar i klubit Kastrioti. Klubi më i suksesshëm u cilësua AS Prishtina. Kupën çiklistit më të dalluar, Qëndrim Gurit ia dorëzuan, Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.Për juniorë, më i dalluari ishte çiklisti nga Prizreni, Luan Haliti. Të pranishmit i përshëndetën Besim Hasani, kryetar i KOK-ut dhe Ibër Alaj, drejtor i DSK-së.
Federata e Çiklizmit e Kosovës-LAUREATET 2015
Rezultatet individuale, seniorët
1-QENDRIM GURI-KASTRIOTI
2-RRAHIM MANI-AS PRISHTINA
3-ALBAN DELIJA-GJAKOVA 137
Rezultatet ekipore-SENIOR
1-AS PRISHTINA
2-GJAKOVA 137
3-KASTRIOTI
Rezultatet individuale, juniorët:
1-LUAN HALITI- PRIZERENI
2-BLERTON NUHA-KASTRIOTI
3-ENIS CAKOLLI-PRISHTINA
Rezultatet ekipore -juniorët
1-PRIZERENI
2-PRISHTINA
3-LEPENCI-Shterpcë
Sportist i vitit-QENDRIM GURI-KASTRIOTI FERIZAJ
Sportist i diasporës-ALBAN NUHA-KASTRIOTI
Trajner i vitit-RAFET AZEMI- AS PRISHTINA
Refer i vitit- RAFET GASHI-GJAKOVA 137
Punëtori sportive-Gani NUHAJ- KASTRIOTI
Pedagogu sportiv- REXHEP BALIU- PRISHTINA
Personalitet i vitit-BEDRI HAMZA- TREPÇA
Kontributin per ndërkombetarizim- NJAZI BERISHA, GJAKOVA Mirënjohje,SELEKTORIT KOMBETARES PER MASOVIZIMIN E ÇIKLIZMIT SI SELEKTOR Flurim Shala
Rezultatet individuale MASTERS
1-SABRI HYSENI-TREPÇA
2-REXHEP BALIU-PRISHTINA
3-SADEDIN KERVESHI- PRISHTINA
Janë ndarë edhe mirënjohje për institucionet dhe individët e shumtë të
cilët kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e çiklizmit, ku në këtë drejtim janë nderuar edhe mediet e shkruara dhe ato elektronike.
G.Kosumi