Kampionati i Kosovës në çiklizëm

Nën Organizimin e klubit çiklistik KÇ Prizereni nga Prizereni, dhe me mbështetje të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, organizohet Kampionati i Kosovës në çiklizëm, në datat : 27 – 28 – 29 qershor, 2017. Fillimi i ketyre garave starton në ora 10 :00.

Starti i kampionatit çiklistik do të jetë si në vijim :

27.06.2017 – GARA KRONOMETËR (të gjitha kategoritë) Shtegu: – Tek ATK (Tregu i Gjelbërt) – Bajram Curri – Zhur (tranzit) – Morin (kufi) anasjelltas tek Zhuri (tranzit) finishi – 21 km

28.06.2017 – Elite & U23 – Shtegu: Prizeren – Gjakove (tranzit)– Rruga për Gllarevë – Kijeve – Malisheve – Duhle – Suhareke – Studenqan (tranzit) – Samadrazhë – Optorushë – Rahovec –Brestovc – Hoqa –Krushë e Madhe – Piranë – Landovicë – 150 km

29.06.2017 – Kadet & Junior – Prizeren – Gjakove (tranzit) – Rruga për Gllarevë – Kijeve – Malesheve – Duhle – Suhareke – Studenqan (hyrje e Studenqanit) 120 km

Për organizimin e Kampionatit çiklistik, me mbështetje të Policisë Regjionale dhe Ambulancës së Kosovës, ju drejtohemi të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të kenë kujdes gjatë vozitjes së tyre nëpër regjionet e lartëpërmendura, përgjatë të cilave do të kalojë konvoji i garuesve.

Ju faleminderit për mirëkuptim.
Federata e Çiklizmit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *