Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2017
  • October
  • 16
  • Edhe Federata e Çiklizmit të Kosovës përfundoi me sukses trajnimin për trajnerë
  • Uncategorized

Edhe Federata e Çiklizmit të Kosovës përfundoi me sukses trajnimin për trajnerë

admin 8 years ago 0 comments
14_10_17_135600_DSC_0143

????????????????????????????????????

13 trajnerë të Federatës së Çiklizmit të Kosovës (FÇK) janë pajisur të shtunën me çertifikata, pas trajnimit pesë ditorë të mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë. Atyre u ligjëroi eksperti ndërkombëtar nga Spanja, z.Alejandro Gonzalez-Tablas, i cili edhe bëri ndarjen e çertifikatave, bashkë me kryetarin e FÇK-së, z.Avni Nuha, si dhe anëtaren e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, znj.Besire Domaniku. Z.Nuha falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës, të cilët organizuan këtë kurs në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
“Dihet që të gjitha federatat që pas përfundimit të konfliktit në Kosovë më 1999, ne nuk kemi pasur këso seminare të nivelit të lartë dhe me të vërtetë është kënaqësi dhe nderë, sepse na nevojiten këso shkëmbime përvojash të jashtëzakonshme të të gjitha federatave botërore në të cilat jemi pjesë e tyre”, tha Nuha.
Gonzalez Tablas, që u ligjëroi vijuesve të trajnimit, u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen dhe ato që mësuan ligjëruesit. “Ky kurs është shumë i rëndësishëm për çiklistët e Kosovës, në mënyrë që të mësojnë gjëra të reja dhe të përmirësohen. Unë besoj se ata do të përmirësohen, sepse këtu kam parë potencial të madh”, theksoi ai.
Edhe vijuesit e trajnimit u ndanë të lumtur me atë që mësuan.
Kushtrim Ahmeti nga Klubi i Prishtinës uroi që kurse të tilla të organizohen edhe për nivelet tjera, në mënyrë që njohuritë e tyre të mos ngelin vetëm në ato që i mësuan këtu.
Krahas çiklizmit, gjatë këtij viti janë mbajtur trajnimet edhe për trajnerët e volejbollit, boksit dhe xhudos, kurse deri në fund të vitit pritet të organizohen edhe shtatë trajnime me federata tjera.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështetë ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve dhe të administratorëve të sportit.

 

????????????????????????????????????

Post navigation

Previous: Dhjetëra trajnerë po ndjekin kursin teknik për trajnerët e çiklizmit
Next: “Qiklistët e Kosovës dhe Federata e qiklizmit e Kosovës solidarizohen me qiklistët amerikanë të lënduar dhe të vrarë nga sulmi i djeshëm

Related Stories

605728741_122147968358720079_902621403055662154_n
  • Uncategorized

Të dashur çiklistë, trajnerë, klube sportive dhe miq të çiklizmit,

admin 19 hours ago 0
607806563_122147818922720079_6698064331671569058_n
  • Uncategorized

Visar Nnuhaj është në mesin e 10 Shpresave Olimpike 2026

admin 3 days ago 0
648988cc-2b8f-4ead-9cb0-33ad4448867f
  • Uncategorized

Takim i rëndësishëm në Athinë me z. Vladimiros Petsas

admin 1 month ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.