ZAVYALOV I HOLANDËS E FITON TOUR DE KOSOVA

Inokenti Zavyalov i klubit WV Breda, e ka fituar edicionin e 18-të të Tour de Kosova.

Gara më prestigjioze e çiklizmit në Kosovë, ka patur rivalitet të madh në katër etapa, ndërsa sot ma qenë pikërisht Zavyalov që e ka marrë vendin e parë në etapën e katërt, e njëherit edhe në plasmanin e përgjithshëm.

Pas tij i dyti në konkurencën individuale ka dalë Daaf Koemans, ndërsa i treti Bart Dielissen, që të tre nga klubi holandez WV Breda.

Breda në rangimin e ekipeve, zuri vendin e parë, ndërsa i dyti i takoi Kombëtares së Kosovës, e cila ishte më e mirë sesa klubi nga Manastiri “15 Maji”, që u rëndit i treti.
Për 4 ditë, çiklistët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Holanda, kanë kaluar rreth 600km, në katër etapa.

Holandezët u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur, dhe të impresionuar nga vizita e tyre e parë në Kosovë.

Federata e Çiklizmit e Kosovës falënderon të gjithë mbështetësit e këtij edicioni, me theks të veçantë MKRS-në, Porsche Prishtina, Uji Miros, Policinë e Kosovës e veçanërisht njësitin e motoçiklistëve, Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Ferizaj, Red Bull dhe partnerët medialë RTK dhe RTV Dukagjini.













Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *