Të dielën mbahet gara në çiklizëm “Zarushi 2018”

NJOFTIM
Të Dielen me 10.06 2018

Klubi i Çiklizmit ,,Gjakova 137’’ njofton të gjithë adhuruesit e sportit të çiklizmit se me datë 10.06.2018 në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizon edicionin e katër të garës çiklistike MTB – ,,Zarushi 2018’’.

Gara do të zhvillohet në shtegun e po sa të rregulluar në parkun e qytetit prapa bibliotekes së qytetit dhe do të jetë e hapur për të gjithë adhuruesit e sportit të çiklizmit të gjitha grup moshave dhe gjinive.

Gara do të ndahet sipas kategorive si vijon më poshtë;

1. 8 – 12 vjeç – 1 rrethë – 1.3 km
2. 13 – 16 vjeç – 5 rrathë – 6.5 km
3. 17 – 21 vjeç – 15 rrathë – 19.5 km
4. 22 – 35 vjeç – 15 rrathë – 19.5 km
5. 36 + vjeç (veteran) – 15 rrathë – 19.5 km
6. Vajzat – 5 rrathë – 6.5 km

Regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga ora 9.00 në parkun e qytetit prapa bibliotekës së qytetit.

Gara fillon në ora 11.00

Femije të cilët i takojnë gupmoshave 8-12 dhe 13-16 është e domosdoshme të jenë të përcjellur nga prindërit.

Helmeta e obligueshme gjatë zhvillimit të garës.
Kryesia e klubit të Çiklizmit ,,Gjakova 137 ‘’ ju dëshiron mirëserajdhje të gjitë pjesmarrësve duke ju deshiruar argëtim dhe momente të lumtura gjatë kësaj ngjarje sportive.