Duke filluar nga data 22 deri 24 qershor, Federata e Çiklizmit e Kosovës organizon Kampionatin Kombëtar në çiklizëm.
Gara do të zhvillohet në të gjitha kategoritë përfshirë kadetët, juniorët, U23 dhe Elite.
Itinerari i garës është si vijon më poshtë:
Dita e parë (22.06.2018) – Kronometer Individual; relacioni; Gurakoc – Veriq dhe anasjelltas 19 km. Pjesëmarrës do të jenë të gjitha kategoritë e përmendura më lartë.
Dita dytë (23.06.2018); U23 dhe Elita; gare individuale; relacioni; Pejë-Gllarevë-Malishevë-Duhël-Therandë- Mamushë-Piranë-Gjakovë- Udhëkryqi Klinës dhe përfundon në Pejë – km 160 km.
Dita e tretë; 24.06.2018; Juniorë dhe kadetë; garë individuale; relacioni; Pejë – Gllarevë – Malishevë – Duhël – Therandë – Mamushë – Piranë – Gjakovë – Udhëkryqi i Klinës dhe përfundon në Pejë – km 160 km; Kadetët do të garojnë me kilometrazh të shkurtuar.
Starti i garës do të jetë në ora 11:00 për tri etapat.