KÇ ,,Trepça‘’ në bashkëpunim me Federatën organizojë garën e parë për edicionin e garave 2019

Sot në kuadër të kalendarit të garave për vitin 2019, Federata e Çiklizmit të Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Çiklizmit ,,Trepça’’ nga Mitrovica organizoj garën e parë të çiklizmit rrugorë në të gjitha kategoritë.

Nikoqir i kësaj gare sipas kalendarit të garave të Federatës ishtë Klubi Çiklizmit ,,Trepça’’ nga Mitrovica e cila ja arriti që në mënyr profesionale të organizojë garën.
Kontribut të madhë në këtë drejtim dha edhe Policia e Kosovës e cila në mënyr profesionale sigurojë të gjithë shtegun e garës.

Në këtë garë morën pjesë 7 klubet Kosovare të cilët garojnë në kuadër të Federatës së Çiklizmit të Kosovës.

Itenirari i garës ishtë si vijonë; Starti i garës nga Shipoli (Mitrovicë) –Lushë –Lubovecë-Vushtri-(Magjistalja Mitrovicë –Prishtinë) – Mazgit te rrethi në drejtim të Vushtrisë dhe përfundon në Mitrovicë ku gjatësia e garës është 73 km ku mesatarja e garës ishte 37 km/h.

Konkurenca më e fortë ishte në mes të çiklistëve të kategorisë u23 Samir Hasani nga Trepça, Blerto Nuha nga Kastrioti dhe Zani Sylhasi nga Gjakova.
Pas rrezimit që përjetoj çiklisti Gjakovar lufta për vendin e parë u zhvillua në mes çiklistit të trepçës dhe atijë të Kastriotit ku në finish me sprint triumfojë çiklisti Mitrovicas Samir Hasani.

Rezulltatet:

Kadetë: Distanca e shtegut 43 km
 
Vendi -I- Kranit Krasniqi – KÇ Pristina – koha 00;59 min .30 sec
Vendi -II- Ilirian Emerllahu – KÇ Kastrioti –Ferizaj – koha 1.11.03 sec
Vendi -III- Danijel Djurinac – KÇ Lepenci – Shtrpce –koha 1.15.17 sec

Juniorët: Distanca e shtegut 73 km

Vendi -I- Ilir Muja – KÇ Prizreni – koha 2.01.00. sec
Vendi -II- Domenik Domgjoni – KÇ Prizreni – koha 2.05.35. sec
Vendi -III- Berat Çela – KÇ Trepça – koha 2.31.35 sec

Kategorija U23: Distanca e shtegut 73 km

Vendi -I- Samir Hasani – KÇ Trepça – koha 1.57.48. sec
Vendi -II- Blerton Nuha – KÇ Kastrioti – koha 1.57.50. sec
Vendi –III-Gentrit Hajdari – KÇ Trepça – Koha 2.01.00 sec

Elitë: Distanca e shtegut 73 km

Vendi -I- Dragan Nikolcevic – KÇ Lepenci – koha 2.01.00 sec
Vendi -II-Migjen Beqiri – KÇ Prishtina – koha 2.01.00. sec
Vendi –III-Betim Rexha – KÇ Trepça – Koha 2.01.22 sec


Master: Distanca e shtegut 73 km

Vendi -I- Sabri Hiseni – KÇ Trepça – koha 2.01.00 sec
Vendi -II-James Finat – KÇ Prishtina ( USA) – koha 2.01.01. sec
Vendi –III-Chad Briggs – KÇ Prishtina ( USA) – koha 2.01.02. sec

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *